Kosova
KOKEFORTI KURTI/ Kupchan: Do të ishte e pamençur të rrezikohet përkrahja nga SHBA
Charles Kupchan, i cili ka shërbyer edhe si asistent special i presidentit Barack Obama dhe si Drejtor Drejtor për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të presidentit Bill Klinton, I pyetur nese do të ketë përpjekje dhe mbështetje nga Administrata e Donald Trump për zgjidhje territoriale të problemeve në Ballkanin Perëndimor, konkretisht problemin midis Kosovës dhe Serbisë, tha se “Nëse me zgjidhje territoriale nënkuptojme shkëmbim territoresh, ky opsion gjithmonë është në tavolinë, por të paktën tani për tani mbetet një mundësi e largët”.
“Qasja transaksionale dhe më pak ideologjike e Donald Trumpit do ta bënte atë të hapur ndaj shkëmbimit te territoreve, por çështja kryesore është nëse kjo mundësi do të pranohet dhe do të konsiderohet e dëshirueshme nga Prishtina dhe Beogradi. Nëse po, Shtetet e Bashkuara nuk do pengojnë te realizohet” – deklaroi Kupchan, I cili duke folur gjithashtu per institucionet e reja te zgjedhura ne Bashkimin Europian dhe nese ata do te ndjekim politikat e SHBA-së në lidhje me rajonin, tha se “Gjatë mandatit të parë të Trumpit, ishte gabim që BE dhe SHBA të punonin në mënyrë të pavarur dhe ndonjëherë në mënyrë konkurruese në rajon.
“Bashkëpunimi SHBA-BE në Ballkan që u shfaq gjatë presidencës së Joe Biden, shpresojmë të vazhdojë edhe gjatë administratës së Trumpit, I cili dëshiron që Evropa të mbajë më shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, përfshirë Ballkanin” – theksoi Kupchan.
I pyetur nese Kosova do të përballet me dy zgjedhje në periudhën e ardhshme, përkatësisht korrigjimin e kufijve ose themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për të lëvizur drejt një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, dhe nëse njohja ofrohet si këmbim nga Serbia, cilën zgjidhje duhet të ndjekë Kosova, ai deklaroi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së propozuar nga BE dhe është pranuar në parim nga Kosova dhe Serbia.
“Kosova duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj sipas marrëveshjes nëse dëshiron të ecë përpara me normalizimin. Korrigjimet e kufijve janë një çështje më vete dhe mund ose jo të përfshihen në përpjekjen diplomatike. Nëse Kosova zbaton asociacionin, topi do të jetë në fushën e Beogradit dhe presioni do të rritet ndaj Aleksander Vuçiqit” – theksoi Kupchan duke potencuar se nese Albin Kurti fiton zgjedhjet e 9 shkurtit gjeja me e keqe ne marredheniet me administraten e re amerikane do te ishte nese ata do ta perceptonin Kurtin si kokëfortë dhe si pengesë për progres. Ai gjithashtu theksoi se pret qe marredheniet e Kurtit me Adminitraten e re amerikane te vazhdojne te jene te tensionuara.
“Që nga vitet 1990 dhe gjatë epokës së pavarësisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë një mbështetës dhe partner i fuqishëm i Kosovës. Prishtina do të ishte e pa mençur të rrezikonte mbështetjen amerikane” – potencoi Charles Kupchan.