Politike
Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, nuk çrregjistron kandidatin e PS-së
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, duke lënë përfundimisht në garë për ’14 Majin’ për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj.
Demokratët deklaruan se Ismailaj duhet të çregjistrohej pasi ishte dënuar me 6 muaj burg nga gjykata speciale për falsifikim dokumentesh dhe duhet ta kapte rrjeta e dekriminalizimit. PS nga ana tjetër u mbrojt duke thënë se ky dënim ishte konvertuar në orë pune publike dhe kandidati i saj nuk përplasej me ligjin.
Ismailaj u dënua me kërkesë të SPAK sepse kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për rrahje në Greqi gjatë kohës kur kishte qenë emigrant. Ismailaj u dënua në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”