Sport
Kolo Muani bind Juventusin, strategjia e bardhezinjve për sulmuesin, detajet

Një muaj mjaftoi për t’i bindur të gjithë. Randal Kolo Muani është sulmuesi i duhur për Juventusin.
Klubi bardhezi tashmë ka nisur kontaktet me PSG-në për ta mbajtur lojtarin në Torino për një kohë të gjatë.
Plani i drejtorit teknik Cristiano Giuntoli përfshin një huazim prej 5-6 milionë euro, që përfshin blerjen e detyrueshme duke filluar nga viti 2026.
Një operacion i ngjashëm me ato të Michele Di Gregorio dhe Nico Gonzalez.
Strategjia e Juventusit është e qartë, vlera e Kolo Muanit për PSG-në do të bjerë nga 57 milionë në 38 milionë në vitin 2026, duke e bërë më të lehtë një operacion prej 50 milionësh.
Një marrëveshje që do të garantonte një fitim kapital për klubin parisien dhe, në të njëjtën kohë, do i siguronte Juventusit një top lojtar.

