Connect with us

Politike

‘Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike’/ Berisha: Kuqezinjtë bëjnë historinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar kombëtaren shqiptare për kualifikimin në Euro2024. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se pas fitoreve të mrekullueshme, kuqezinjtë shkojnë me dinjtet dhe krenar në Gjermani.

Postimi i Plotë:

Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë! Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani. Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitentit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike. Urime!

Advertisement