Connect with us

Kosova

‘Kompensimi kriminal i Serbisë nga Edi Rama’

“Ata që duan sovranitetin e Kosovës, le të mbështesin qeverinë e Kosovës për hapat e saj, dhe jo ti hedhin benzinë zjarrit të Serbisë në Veri. Kosova pa Veriun e saj është një trup pa zemër, një kufomë që do të kundërmoj dhe për atë s’do të ketë nevojë askush më, as vet shqiptaret”

Kështu deklaroi analisti Bekim Rexhepi, i cili gjithashtu akuzoi partite opozitare në Kosovës se janë të çakorduara dhe pa axhenda të qarta, si dhe përmendi Kryeministrin Edi Rama që sipas tij prej vitesh pambarimisht është pozicionuar me qëndrime dhe interesa më afër Serbisë se sa Kosovës.

Ai theksoi se Serbia nuk do ndalet nga provokimet derisa të krijojë republikën serbe në veri dhe për këtë ka gjetur mjaftueshëm shqiptar që e mbështesin indirekt atë

“Shqipëria e Edi Ramës është bërë më e afërt me Serbinë se sa me Kosovën. Ndofta për shqiptarët kozmopolit të Shqipërisë, ky është prioritet i interesave të tyre. Ndërsa Kosova ka të tjera interesa, jashtë Serbisë dhe jashtë Shqipërisë, ashtu siç e thoshte dikur Rugova -“as me Shqipëri dhe as me Serbi, por të pavarur dhe sovran”

Në një editorial të tij, analisti Bekim Rexhepi hedh disa akuza të forta

‘Edi Rama me “Mini Shengeni”, me “Ndarjen e Kosovës sipas planit të Thaçit, me “Ballkanin e Hapur”, me “Draft Statutin për serbet e Kosovës” dhe tani se fundi me letrën drejtuar Francës dhe Gjermanisë, tregon se sa vend ka në botë për idiotët politik. Këto tentative të e Ramës janë aventura që synojnë definitivisht kompensimin e kriminalitetit të e Serbisë në Kosovë” – shkruan Bekim Rexhepi

 

Advertisement