Bota
KOMPLOT LIDERIT SUPREM/ Zyrtarët iranianë po shohin mundësinë e largimit nga detyra të Khamenei

Zyrtarët iranianë po shqyrtojnë mundësinë e largimit të Ali Khameneit nga detyra, në një komplot për të zëvendësuar udhëheqësin suprem – raporton…
Zyrtarët iranianë po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Ajatollah Ali Khameneit nga detyra e Liderit Suprem të Iranit, pasi vendi pësoi sulme ajrore nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, thanë dy burime të përfshira në diskutime për ‘The Atlantic’ në një raport të botuar.
Komploti për të zëvendësuar Khamenei po planifikohet nga një grup biznesmenësh, figurash ushtarake dhe politike, si dhe të afërm dhe klerikë të rangut të lartë, thuhet në raport ku shkruhet se “Ata po flasin edhe me evropianët për të ardhmen e Iranit. Të gjithë e dinë që ditët e Khameneit janë të numëruara . Edhe nëse ai qëndron në detyrë, ai nuk do të ketë pushtet të vërtetë.”
“The Atlantic” raportoi se ish-presidenti iranian Hassan Rouhani po merret në konsideratë nga zyrtarët iranianë për një rol kyç, por theksuan se ai nuk ishte i përfshirë në diskutimet për të zëvendësuar Khamenein.
Disa nga burimet përmendën se duan të arrijnë një marrëveshje me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ndërsa të tjerë dëshirojnë që Republika Islamike t’u përgjigjet sulmeve ajrore të SHBA-së.
Më herët gjatë ditës, përpara raportit të ‘The Atlantic’, tre zyrtarë iranianë i thanë The New York Times, nën kushte anonimiteti, se Khamenei kishte ndaluar të gjitha komunikimet elektronike dhe kishte folur me komandantët përmes një “ndihmësi të besuar” nga frika e vrasjes.

