Kosova
‘Konferenca e Ramës për Veriun është okupim, ta kundërshtojmë me forcë’
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kundërshtuar fuqishëm opsionin për mbajtjen e një konference ndërkombetare për Veriun, duke bërë thirrje që populli të shprehet kundër me forcë. Sipas saj, kjo do të ishe e papranueshme dhe duhet kundërshtuar njësoj sikur okupimin nga Serbia.
“Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundershtojë, njçsoj siç kundërshtuam okupimin nga Serbia” – deklaroi Tahiri
Ideja e konferencës ndërkombëtare për Kosovën publikisht është shtyrë përpara nga Kryeministri Edi Rama, i cili në disa konferenca për media ka thënë se ka ardhur koha që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç të mbyllen brenda një sale derisa të arrihet një marrëveshje.
Gjatë kësaj jave Rama e ka “dorëzuar” edhe formalisht propozimin e tij në Bruksel gjatë takimeve me zyrtarë të lartë atje, përfshirë Presidentin e KE’së Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell.