Connect with us

Pinknews

Konfirmohet? Arbana Osmani krah Alaudin Hamitit në ‘BBV K’? Publikohen fotot

Shumë është thënë për ‘Big Brother VIP Kosova’ këtë vit. Duket se programi po vjen me ndryshime të mëdha dhe i pari i zyrtarizuar ishte emërimi i Olsa Muhametit si producente.

Prej muajsh diskutohet mbi moderatorët e këtij edicioni. Në dy sezonet e para reality-show është prezantuar nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Mirëpo, së fundmi po përflitet se tani do moderohet nga Arbana dhe Alaudini.

Shkak janë bërë disa postime nga ata të dy në mediat sociale. Arbana ka disa ditë që ka shtuar një unazë të re në koleksion me të cilën ka bërë disa postime në Instagram. Bëhet fjalë për një unazë me formë syri shumë e ngjashme me logon e ‘Big Brother’.

Nga ana tjetër, disa shenja ka pasur edhe nga Alaudini. Para disa ditësh Hamiti është shfaqur pranë një syri të ngjashëm me atë të logos së ‘Big Brother’, me mbishkrimin “Kush po na vëzhgon?”.

Po ashtu ka publikuar edhe një foto ku në cover-in e telefonit shihet një sy. Deri tani nuk ka asgjë zyrtare dhe mbetet për tu parë se cili do jetë moderatori apo çifti i moderatorëve këtë vit.

 

Advertisement