Aktualitet
Konfirmohet virusi i rrallë RSV, një 16-vjeçar në intubim – Shenjat
Përpos gripit që ka mbërthyer popullatën në më shumë se dy javë, Shqipëria kërcënohet edhe nga një tjetër virus.
Dje është konfirmuar rasti i parë në vendin tonë, një 16-vjeçar, gjendja e të cilit është përkeqësuar brenda ditës duke u futur në intubim. Për fat të mirë, ai ndodhet në gjendje stabël tanimë. Krahas simptomave si temperatura e lartë, kolla, problemet me frymëmarrjen, risi e këtij viti e gripit është edhe dhimbja e fortë e trupit.
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, është prononcuar për këtë rast, duke shpjeguar simptomat e të prekurit si dhe gjendjen e tij shëndetësore. “Kemi pasur një djalë në moshë 16-vjeçare që ka ardhur në spital në gjendje të rënduar. I rënduar brenda pak orësh. Me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe e percipetoi situatën dhe u fut menjëherë në intubim mekanik. Probleme me trurin, mushkëritë, të zemrës. Një moshë e re të hyjë kaq shpejt në intubim, ishte një situatë jo e mirë. Gjykuam se është një situatë gripi, por në sajë të analizave të bëra në ISHP u evidentua shkaktari që ishte RSV. Për ne, në shërbimin infektiv është rast i rrallë, te një adult”, nënvizon Çomo në një deklaratë për mediat, duke bërë një analizë të thjeshtuar mbi simptomat që e dallojnë atë nga gripi i zakonshëm.
Sonila Brato deklaroi se virusi RSV është i rrezikshëm, sepse prek rrugët respiratore te fëmijët. Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, tha se konstatimi i këtij virusi, që ka simptoma të njëjta me gripin, bëhet vetëm me anë të analizave laboratorike në ISHP. “Ishte në një situatë të re. Sot gjendja e djalit është e mirë. Ishte hera e parë që ne kishim një rast të tillë dhe kaq të rënduar. Gripi ka temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë. E veçanta është se kur je në sezon gripi është e vështirë të mendosh që është dhe ky virus dhe te të rriturit është situatë e rrallë. Mushkëria ishte e dëmtuar dhe tamponët dolën negativë dhe duke marrë analizën u pa që ishte RSV. Është një gjë e rrallë për t’u evidentuar në këto mosha. Ishte i rënduar në mënyrë të papritur dhe te një moshë e madhe dhe pa asnjë sëmundje tjetër”, tha Çomo.
Sipas shefes së Infektivit, një pjesë e moshave të reja janë shtruar në spital sepse temperatura ka qenë e lartë. Shenjat kryesore kanë ngjashmëri me gripin dhe simptomat janë rrufa, kolla, dhimbja e gjoksit. Kanë ngjashmëri me natyrë bakteriale dhe diferenca nuk bëhet dot në bazë të shenjave klinike, por diferenca bëhet nëse pacienti është i shtruar në spital dhe i bëhen në spital.