Aktualitet
Konflikti mes dy familjeve në Durrës/ Policia jep detaje: Tre persona u plagosën me thikë
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur sherri e ndodhur meditën e sotme në në lagjen nr. 15, në Spitallë të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë.
Gjithashtu tre personat e plagosur po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat një 22-vjeçar me iniciale R.E. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.