Connect with us

Kronike

Konflikti për pronë, si ndodhi sherri me një viktimë në Vlorë

Dy persona në Vlorë janë përplasur fizikisht ditën e sotme. Shkak i përplasjes mes dy personave është bërë një konflikti për pronat. Ndërsa theksohet se disa persona të tjerë janë shoqëruar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”. Gjatë sherrit fizik, Armando Meshaut ka marrë goditje të forta, kryesisht në kokë e për pasojë ka humbur jetën. Gjithashtu dyshohet se është përdorur edhe sëpatë gjatë konfliktit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje.

Njoftimi i policisë:

 

 

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Advertisement