Aktualitet
Konflikti përfundoi me armë, 19-vjeçarët tentojnë t’i shpëtojnë policisë
Një konflikt i çastit, për motive të dobëta, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi teksa dy 19-vjeçarë në moment gjaknxehtësie kanë qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëmoshatarit të tyre.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Çorovodë, ndërsa autorët janë të rinjtë me iniciale A.G. dhe I.D.. 19-vjeçarët kanë qëlluar në drejtim të mjetit të bashkëmoshatarit të tyre, shtetasit me inicialet I.D., i cili fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pasi ka qenë jashtë automjetit në momentin e të shtënave.
Falë reagimit të shpejtë të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të këtij rasti, të cilët kur kanë konstatuar se po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në një zonë të pyllëzuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ende ndjekjen e tyre dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.