Politike
Kongresi i PS-së/ Rama merr vendimin e papritur, e shtyn për në dhjetor
Kongresi i Partisë Socialiste që to të mbahej më 4 nëntor, është shtyrë nga socialistët ditën e sotme. Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbledhja e Kongresit të shtyhej për në dhjetor.
Po ashtu, Rama ka kërkuar nga deputetët që të gjithë fokusin ta mbajnë të projektbuxheti i vitit 2024, si dhe te ndryshimet që iu bë buxhetit këtë vit. Rama u ka dhënë porosi socialistëve edhe për vendimin bllokues që ka ndërmarrë opozita në Parlament, duke u kërkuar atyre që të jenë unifikuar.