Kronike
Konsumoi helm para godinës së SPAK, ja si paraqitet gjendja e 63-vjeçarit
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes së ndodhur para godinës së SPAK ku një 63-vjeçar dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Në njoftim thuhet se 63-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia shton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.