Aktualitet
Konsumuan kokainë në grup/ Si 40 vjeçari ftoi në hotel 15 vjeçaren me shoqet, abuzoi më pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 40-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, vetëm 15 vjeç. Rinald Rakipaj akuzohet në bashkëpunim me mikun e tij, 33-vjeçarin e identifikuar deri më tani me iniciale F. Q., ka kryer marrëdhënie me të miturën dhe dy shoqët e saj, po ashtu adoleshente. Edhe pse pretendon se vajza e mitur ka kryer marrëdhënie me dëshirën e saj të plotë, ai është vendosur në pranga dhe po përballet me akuzat: “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”; ndërsa ka nisur procedimi penal për 33-vjeçarin për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Si u zbulua ngjarja e rëndë?
Ishte e ëma e 15-vjeçares ajo që ka shkuar në Komisariatin e Vlorës për të bërë denoncimin se e bija ishte abuzuar seksualisht nga një person shumë herë më i madh se ajo. Ajo e bazoi kallëzimin e saj në rrëfimin që i kishte bërë e bija në gjendje të rëndë emocionale. Edhe pse e rënduar emocionalisht, e mitura ka treguar se ka shkuar me 40-vjeçarin në një hotel, duke theksuar se ka qenë me dëshirën e saj. Sipas saj, kishte kohë që komunikonte me të në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Po ashtu, ka treguar se “i dashuri” i saj e kishte bindur që të merrte me vete dhe dy mikeshat e saj, të cilat kishin pranuar që të shkonin me djemtë në hotel. Fillimisht, të 5-të kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë dhe më pas, Rakipaj është ndarë nga grupi me një prej vajzave dhe ka nisur ndaj saj abuzimin seksual. Ndërsa shoku i tij, ka qëndruar me dy vajzat e tjera, edhe ai duke konsumuar kokainë, por është konfirmuar se me asnjë prej tyre nuk ka kryer marrëdhënie intime.
Gjatë marrjes së tij në pyetje, fillimisht nuk e ka pranuar se ishte pjesë e grupit, por më pas, pasi u ballafaqua me prova tregoi gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai është shprehur se me një prej vajzave të mitura kishte komunikim prej kohësh dhe gocat e mitura kanë shkuar vetë në hotel me dëshirë.

