Politike
Kontrollet e policisë në kampin MEK, Berisha: Terror i Ramës
ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj terrorit policesk që po ushtrohet edhe gjatë ditës së sotme ndaj refugjatëve të MEK në Manz. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha i ka bërë thirrje ‘Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër presioneve e terrorit psikologjik që i quan ai ndaj refugjatëve të MEK në në Manzë.
Postimi i Plotë:
Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK. Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët. I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët. #sb