Bota
Korea e Veriut hap dyert për turistët e huaj, pas disa vjet izolimi (fotot)
Korea e Veriut njofton se po rihap dyert për turistët e huaj pas gati pesë vjet izolimi, edhe pse SHBA thote se nuk i lejon qytetarët e saj të vizitojnë vendin.
Por gjithsesi regjimi i mbyllur paranoiak nuk pritet të marrë vlerësime të mira nga agjencitë turistike pasi besohet se atraksionet kryesore të lejuara nga lideri komunist Kim Jong-un janë vetëm të tipit ferma patatesh apo fabrika lubrifikantësh.
Ndërsa nga më të preferuarat besohet se është një poligon qitjeje, që Kim ka vizituar kohët e fundit.
Për momentin, në fushatat promovuese për të huajt, Korea e Veriut reklamon vizitat në qytetin e largët Samjiyon, ndërsa sugjeron se së shpejti do të hapet dhe kryeqyteti Penian.
Kim ka vendosur të lejojë turistë nga të gjitha vendet, përveç Koresë së Jugut, shkruan rrjeti britanik DailyStar.
Zhvillimi vjen teksa muajin që shkoi Korea e Jugut hapi nje rezort bregdetar pranë një prej impjaneve të saj raketore, duke e përshkruar si “bregdeti i mrekullive”, sipas mediave perëndimore.
Dy kompani turistike nga aleatja e saj Kina komuniste, thanë se do të nisnin turnetë turistike prej vjeshtës.
SHBA nuk lejon qytetarët e saj të vizitojnë Korenë e Veriut.
Operatori kinez KTG Tours shkruante në rrjetet sociale: “Deri tani Samjiyon është konfirmuar si destinacion, por së shpejti do të hapen Peniani dhe qyete të tjera”.
Analisti amerikan Chad O’Carroll, vazhdonte të ishte skeptik për lëvizjen, teksa komentonte nga Korea e Jugut: “Do ta besoj vetëm kur ta shoh me sytë e mi, nuk besoj se mund ta bëjnë hapjen e tyre kaq shpejt”.