Connect with us

Kosova

Kosova bosh, Serbia mbushet me investitorë, Sarrazin: Duhet ta ndryshojmë këtë

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, ka thënë se projekt-statuti për Bashkimin e Komunave Serbe i hartuar nga Bashkimi Evropian është i mirë dhe se është çështje e vullnetit politik në Kosovë nëse do të ketë progres për çështjen e formimit te asociacionit

Diplomati gjerman kujtoi se Marrëveshja Themelore dhe më pas Marrëveshja e Ohrit është pranuar dhe se BE-ja ka ndjekur planin e zbatimit të asaj marrëveshjeje.

“Hapi tjetër në atë marrëveshje zbatimi ishte të përparohej me draftin asociacionit, dhe tani për të bërë progres apo jo, është çështje vullneti politik” – theksoi emisari gjerman

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor u shpreh se shteti gjerman beson në të ardhmen e Kosovës, prandaj është edhe partneri më i rëndësishëm i vendit në aspektin ekonomik dhe politik.

Ai u shpreh se shumë investitorë po investojnë në Serbi, për çka bëri thirrje që Kosova duhet te lehtësojë kornizën për investime.

“Ta ndryshojmë këtë dhe të tregojmë që investitorët gjerman po investojnë në Kosovë dhe të ndërtojmë një treg të përbashkët rajonal në mënyrë që të ketë sukses kjo është ideja në të vërtetë në të cilën ne po angazhohemi dhe bashkë me këtë ide pra për të pasur një treg të përbashkët rajonal gjithmonë duke pasur parasysh standardet duke u afruar kështu hap pas hapi drejt BE-së“ – theksoi Sarrazin I cili gjithashtu nënvizoi se angazhimi i Gjermanisë në Kosovë është strategjik si në rrafshin politik, sigurisë dhe ekonomisë.

Advertisement