Kosova
Kosova do njihet nga ty ose pasardhësi yt/ Alon Ben Meir – Vuçiçit
Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir thotë se incidentet në veri të Kosovës mund të përsëriten për shkak të faktit se tensionet mes palëve janë rritur si rezultat i mungesës së mirëkuptimit dhe mosbesimit.
Ai u shpreh se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe mund të pres derisa Beogradi të ndërmarrë disa hapa reciprokë për të demonstruar mirëbesim.
Meir si zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar në veri të Kosovës, fillimisht sheh zgjedhje të reja në veri, dhe u shpreh se palët duhet t’i japin fund narrativës së tyre të ashpër publike.
Sipas tij, palët duhet t’i kushtojnë vëmendje rekomandimeve të BE-së, jo vetëm sepse kanë nevojë për mbështetjen e Unionit Europian, por edhe sepse BE-ja është institucioni i vetëm që mund të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit të tyre dhe të ofrojë nxitjen e integrimit që aspirojnë Serbia dhe Kosova, duke lëvizur procesin e pajtimit përpara.
“Presidenti Vuçiç duhet të kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, sado që mund të zvarritet, është vetëm çështje kohe se ai ose pasardhësi i tij do të arrijnë në këtë përfundim” – theksoi Alon Ben Meir