Kosova
Kosova do ripërzierje letrash në tryezën e dialogut
“Autoritetet në Kosovë me të drejtë kërkojnë “ripërzierje letrash” në tryezën e dialogut me Serbinë, por njëkohësisht duhet të dëshmojnë “vullnet të besueshëm” drejt zbatimit të angazhimeve që kanë marrë përsipër, përfshirë themelimin e Asociacionit” – Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se kërkesa e Kosovës që t’i vendosen sanksione Serbisë, mund të jetë e drejtë në këtë moment, megjithatë duhet të përgatitemi edhe për skenarin e mosndëshkimit nga BE-ja Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” tha se rrjedha e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, duhet që së paku të nxisin “rimendimin e strategjisë” së Unionit Europian dhe Amerikës Njohësit e proceseve politike vlerësojnë edhe se integrimi i serbëve bëhet vetëm duke ndërtuar mirëbesim dhe duke çuar sinjale se qeveria kosovare është e gatshme për bashkëpunim me ta, përfshirë ofrimin e zgjidhjeve për “çështje të vështira” sikurse hartimi i draft-statutit të Asociacionit, kjo vlen tani më shumë kur zyrtarët serbë në Beograd po bëjnë përpjekje që serbët në Veri, t’i cilësojë strukturat terroriste “heronjtë e dalzotës”, por edhe “udhëheqës të çlirimit” në rastin më të keq. Arbër Fetahu , nga ana tjetër, nënvizon se Kosova duhet të ketë një listë kushtesh për rikthim në tryzën e bisedimeve dhe të kërkojë me ngulm implementimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.