Connect with us

Kosova

Kosova do të jetë gjithmonë e varur nga Serbia

Sipas kolumnistes serbe Jasmina Lukaç, Kosova do të jetë gjithmonë e varur nga Serbia, edhe pse autoritetet në Beograd do ta kryejnë njohjen e plotë të Kosovës si shtet i pavarur, edhe pse kjo do realizohet gjithashtu edhe permes lobimit që kjo pavarësi të njihet në OKB dhe nga të gjithë anëtarët e BE-së.

Sipas saj, kjo histori nuk do të merrte fund për arsyen e thjeshtë se identiteti i Kosovës si bashkësi politike, nëse doni të pavarur, është edhe më i lidhur me Serbinë sesa kur Kosova ishte në kornizën shtetërore serbo-jugosllave.

“Nëse pranojmë se identiteti i një komuniteti përbëhet nga një varg veprimesh, nga veprime të përsëritura, në të kaluarën e afërt dhe të largët të Kosovës, absolutisht nuk ka veprime të tjera, përveç atyre në lidhje me Serbinë. Pavaresisht nga clirimi i vazhdueshëm dhe i pandërprerë nga Serbia, nga prania dhe ndikimi serb, nga historia dhe kisha serbe, nga komunat dhe dinarët serbë” – ka deklaruar Lukaç sipas se ciles, identiteti kosovar do ta bartë gjithmonë Serbinë me vete, kudo që të shkojë dhe në çfarëdo forme që do te lëvize politikisht.

Nga ana tjetër, Nemanja Sharoviç kryetari i lëvizjes “Dashuri, Besim, Shpresë, eshte shprehur se ‘Situata në veri të Kosovës është përgjegjësi absolute e Aleksander Vuçiç dhe regjimit të tij”.

Teksa Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në hapjen e Procesit të Berlinit se BE-ja është e kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj, sipas politikanit serb, “Ajo që tha Scholz është se rruga është shumë e gjatë dhe me gjemba, dhe krejtësisht e pasigurt.”, dhe sipas tij, Gjermania po shikon interesat e veta.

Advertisement