Rajon
‘Kosova do të jetë përgjithmonë serbe’, sulmohet ambasadori Hill
Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit teksa po ecte me bashkëshorten e tij. Gratë protestuese e kanë filmuar me video dhe fyer me fjalë të rënda ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.
Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë.
Ai ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.“Ne nuk do t’ju falim kurrë për krimet tuaja! Ky është një pushtues dhe një vrasës!”, kanë thënë ato.
“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët e Ukrainës”, thanë gratë.
” Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ”Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe” kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohë ka kontrolluar telefonin e tij dhe i pashqetësuar ka ecur drejt një muzeu.