Kosova
‘Kosova e Veriut si ushqim politik për ndërtimin e populizmit politik’
Nënkryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se veriu i Kosovës ka mbetur “ushqim politik” për ndërtimin e populizmit politik
“Moszgjidhja e problemit në katër komunat e veriut është ushqim. Të gjithë ata që e trajtojnë si të tillë duan ta mbajnë peng për arsye politike. Mospërmbushja e detyrave dhe përgjegjësive shtetërore kundër marrëveshjes, kundër agjendës politike dhe fjalës që i dha vetes Albin Kurti në shkurt dhe mars të këtij viti, nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i jetës politike në nivel negociatash dhe një hap pas hapi në çdo situatë”, tha ai.
Haziri foli edhe për zgjedhje të mundshme, për të cilat tha se LDK-ja nuk pret të jenë nën 34 për qind, të paktën në rajonin e Prishtinës.
“Pa LDK-në nuk ndodh asgjë në Kosovë. E kemi kaluar fazën e argëtimit të madh”, tha ai.
Haziri u shpreh gjithashtu se me draft-statutin e asociacionit, që pritet të pranohet nga kryeministri Albin Kurti, shumë shpejt do të ndryshohet Kushtetuta.
“Kosova me këtë draft dokument, me këtë sjellje të kryeministrit, ndryshimi i Kushtetutës do të ndodhë së paku pas dy vitesh, e më së voni pas pesë vitesh”, tha Nënkryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës