Bota
Kosova fut në sherr Gjermaninë me Francën/ Thellohen divergjencat
Vetëm pak ditë pasi Emanuel Makron kërcënoi se do të rishikojë politikën e vizave nëse nuk zbatohet propozimi gjermano-francez, të cilin shumë e interpretuan si një mesazh drejtuar kryesisht kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, erdhi një kundëpërgjigjje e forte nga Berlini ku qartësohej se ky nuk është një opsion që do ta kushtëzonte Prishtinën.
Këto mesazhe të ndryshme nga dy vendet kyçe të BE-së, të cilat deri më tani kanë formësuar praktikisht politikën e Brukselit kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shtruan pyetjen nëse kjo është shenjë e divergjencës së tyre në politikën ndaj Kosovës.
Nuk është sekret që Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të ngushta politike. Berlini shihet si aleati më i madh i Prishtinës brenda BE-së dhe qëndrimi “i ashpër” i Kurtit kur bëhet fjalë për krizën në veri të Kosovës në muajt e fundit shpesh i atribuohet mbrojtjes së heshtur që ai merr nga ky vend.
Mesazhi se Berlini nuk po shqyrton pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, i cili duhet të hyjë në fuqi më 1 janar, apostrofoi edhe një herë praktikën e Gjermanisë për të shmangur kushtëzimin e Prishtinës me asgjë, edhe pse ka mekanizma për këtë.
Aleksandra Kollakoviq, bashkëpunëtore e lartë hulumtuese dhe njohëse e mirë e marrëdhënieve franko-gjermane, e pyetur nëse qëndrimi i Gjermanisë se liberalizimi i vizave është punë e kryer për ta dhe se nuk do ta rishqyrtojnë atë vendim, tregon se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbështetjen e qartë të Berlinit për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë dhe se ka disa lojtarë të mëdhenj globalë që janë të përfshirë në ngjarjet në Kosovë dhe të cilët janë drejtpërdrejt të interesuar për të.