Connect with us

Kosova

Kosova humbet rastin e artë/ “Prishtina me duart në xhepa”

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mbetet kryetema e dhjetë viteve të fundit në Kosovë, teksa  nuk u zbatua deri tani nga katër qeveri në Prishtinë, duke e përdorur atë edhe si ‘monedhë’ këmbimi për të marrë njohjen nga Serbia. Sot, më shumë se kurrë shtrohet pyetja: me pranimin e Asociacionit pa marrë njohjen, a po e humbet Kosova mundësinë e vetme?

Propozimi evropian i bazuar në planin franko-gjerman është kritikuar nga zëra të ndryshëm për shkak se është vetëm marrëveshje e përkohshme dhe jo përfundimtare siç ishte pritur prej disa vitesh. Për më keq, në të nuk përmbahet njohja nga Serbia ndërkohë që kërkohet formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Për këtë çështje, një numër analistësh të njohur me procesin e dialogut kanë shprehur shqetësimin e tyre, dhe sipas tyre tani ekziston mundësia që pas pranimit të Asociacionit të kërkohet një koncesion edhe më i madh në marrëveshjen finale për të marrë ‘njohjen de jure’ prej Serbisë.

Nga ana tjetër, profesori amerikan Edward P. Joseph, po ashtu e sheh si problematike një çështje të tillë. Sips tij, “… ShBA-ja dhe BE-ja po i kërkojnë Kosovës që të themelojë Asociacionin paraprakisht, pa garanci se çështja e statusit të saj do të zgjidhet. Duke themeluar Asociacionin tani, Kosova do të hiqte dorë nga e vetmja pikë e kushtëzimit që ka nga negociatat tepër të pabarabarta me Beogradin.” – theksoi Joseph

Sipas argumenteve të profesorit, të shtruara edhe në Parlamentin e Britanisë së Madhe, e vetmja formë që shtetet mosnjohëse të Kosovës në BE dhe në NATO të ndërrojnë qëndrimin e tyre është duke provuar t’i ndërrohet qëndrimi paraprakisht Ukrainës. Ky shtet, sipas tij, ka autoritet të madh moral shkaku i rezistencës ndaj invazionit rus në Ukrainë dhe do të krijonte momentum krejt të ri në dialog.

 

Advertisement