Connect with us

Kosova

Kosova ka ende miq të fortë, Gogiç mes analizës dhe dëshirave

Politologu serb Ognjen Gogiç beson se Kosova ka shumë për të bërë para se të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës pas votimit pozitiv në Komisionin e Asamblesë Parlamentare dhe theksoi se anëtarësimi eventual do  tregonte se për shkak të Kosovës po krijohen vazhdimisht precedentë.  Sipas tij, vendet që po bëjnë presion për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do t’i bëjnë presion Serbisë që ajo ta pranojë këtë fakt.

Sipas tij, votimi në Komisionin Europian tregoi se Kosova ka ende miq të fortë në bashkësinë ndërkombëtare, në radhë të parë në Gjermani dhe SHBA, por se këtu fokusi është ende tek ato vende evropiane që po kujdesen për ta shtyrë Kosovën në Këshillin e Evropës, pavarësisht nga të gjitha procedurat.

“Këshilli i Evropës po heq dorë nga kriteret e tij për anëtarësim, si dhe nga kriteret e vendosura për Kosovën në përgjithësi. Asnjëherë në historinë e kesaj organizate nuk ka ndodhur që të ketë neglizhuar trashëgiminë dhe praktikën e ligjore, për të hapur vend për Kosovën” – deklaroi Gogiç, I cili beson se megjithatë rruga për Kosovën do të jetë më e gjatë nga sa pritet sepse, siç theksoi ai, pas këtij vendimi, do të diskutohet edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila, siç thuhet, mund të ketë votim tjetër, pasi nuk është  plotësisht e drejtuar dhe e kontrolluar.

“Vendimi i djeshëm do të sjellë mosmarrëveshje brenda Këshillit të Evropës” – theksoi analisti Gogiç

Advertisement