Rajon
Kosova mund ti kthehet Serbisë me luftë?
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç duke folur për Ballkanin, tha se vendet e rajonit kanë shumë interesa të përbashkëta, por theksoi se duhet kuptuar dhe pranuar mëvetësia e shteteve pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë.
“Problemi para së gjithash është në Serbi. Është shumë e vështirë nëse zhvillon një politikë kur e ke kthyer pasqyrën e historisë vetëm nga pjesa e pasme. Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur. Është një i humbur që e gjen veten në politikë dhe që mendon se Kosova mund të kthehet ushtarakisht. Nuk mundet, kjo mundësi thjesht nuk ekziston”, tha Mesiç