Kosova
Kosova në KiE/ Kushte të reja për antarësim
Ish kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar se Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, as pasi ta nënshkruajë marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Sipas tij, për anëtarësim në KiE, Kosovës do t’i vihen edhe disa kushte të tjera, siç janë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit dhe miratimi i Kodit Civil, ku hapet rruga që me ligj të regjistrohen bashkësitë civile të së njëjtës gjini.
“Rruga do të hapet, por më shumë kushte do t’i shtohen, si psh përfshirë cështje si vendimi për Manastirine e Decanit, miratimi i martesave të gjinisë së njëjtë, e të tjera”, ka shkruar Selimi.