Connect with us

Kosova

Kosova në majën e Olimpit/ Bytyçi tregon se çfarë sheh në ëndërr Vuçiçi

Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçit, blerja e raketave amerikane “Javeline” nga ana e Kosovës është ndoshta ngjarja më e madhe e vitit.

“Jo se ato raketa janë gjithçka për të garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por se vendimi I SHBA-ve për këtë, është dëshmi e mbështetjes së saj kulmore për lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe integritetin territorial të saj. Nuk ka akt tjetër më domethënës, por ndihmës për krijimin e ushtrisë, që ta ketë dëshmuar një përkushtim amerikan kaq të vendosur në përkrahje të shtetit më të ri europian, si dhe të paqes e sigurisë në rajon” – eshte shprehur Bytyçi duke shtuar se edhe Milosheviçi po ta besonte se NATO ishte e vendosur për ta ndëshkuar Serbinë, nëse bëhej spastrim etnik në Kosovë, do të ishte rezervuar në aventurën e tij anti-shqiptare. Elitat kur vendosin të nisin luftëra jetojnë në ekstazën e fitores.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka punuar prej dhjetë vitesh të përgatitë terrenin e euforisë për kombin e tij dhe “botën serbe”! Ai me mediat dhe propagandën e vet ka ushqyer diktrinën e ultranacionalizmit serb, njësoj si edhe ish-shefi I tij, kasapi I Ballkanit, Sllobodan Milosheviç. Prandaj dhe serbët po përgatisin me eufori “fitoren” në Kosovë. Kjo I bën ata të nisin Aventura si ajo e Milosheviçit në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci. Prandaj dhe duhet besuar se Serbia po shkon drejt një konfrontimi me Kosovën dhe jo vetëm më Kosovën” – theksoi professor Bytyçi

Advertisement