Connect with us

Kronike

Kosova nënshkruan aplikimin për në BE

Tre liderët shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar apkete te merkure alikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një ceremoni zyrtare, nënshkrimin e dokumentit të aplikimit, e kanë bërë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti.

Kreministi i Kosovës, Albin Kurti pas nënshkrimit të aplikimit tha se ky është një moment historik për Kosovën.

Kurti ka bërë të ditur se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se është moment historik aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Advertisement