Connect with us

Kosova

Kosova/ Njohja, vetëm me shkëmbim territoresh

Shefja a Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e arritur në Ohër. Sipas saj në këtë marrëveshje është bërë barazim i palëve dhe se ka referencë në emër të shteteve dhe jo “Prishtinë-Beograd” siç thuhej më herët.

Persa i përket kritikave se Kosova ka hequr dorë nga kërkesa për njohje, Kusari-Lila ka thënë se Serbia është e gatshme që ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse kthehet në tavolinë ideja e shkëmbimit të territoreve, por theksoi se një ide e tillë është e rrezikshme dhe prandaj s’merret askush më.

“Sot nëse kthehet në tavolinë shkëmbimi territorial, Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën, sepse thotë mora dicka. Por kjo ka qenë qasje e rrezikshme edhe për të gjithë rajonin” – deklaroi Shefja a Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Advertisement