Politike
Kosova njohu kartat serbe te identitetit, reagon Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Kosova njohu kartat serbe të identitetit.
Rama është shprehur se Ballkani Perëndimor brenda BE-së nuk është bamirësi, por fitore strategjike.
“Ne mirëpresim koordinimin mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Çmontimi i strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet ta pasqyrojë këtë guxim duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është vetë një fitore strategjike për Evropën”, shkruan Rama.