Connect with us

Kosova

Kosova përgatitet për luftë, por pa serbët, modeli i Maqedoncit, i paqëndrueshëm

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se pas deklaratës së Ministrit te Mbrojtjes se Kosoves, Ejup Macedoncit për “konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse” qëndron mesazhi se edhe Kosova po përgatitet për luftë dhe se largësia e palëve në zbatimin e marrëveshjeve, rrit rrezikun e një skenari alarmant.

“Marrëveshja e arritur mes presidentit Vuçic dhe kryeministrit Kurti nuk po zbatohet. Në të njëjtën kohë kemi edhe situata si ajo rreth dinarit… Palët në vend që t’i afrohen zbatimit të marrëveshjeve te dakordësuara, po largohen edhe më tej, dhe nëse nuk zbatohen ato, rreziku i luftës është shumë i lartë”, theksoi Spahiu duke shtuar se kjo duhet të ketë të bëjë me të gjithë faktorët e përfshirë në dialog.

“Unë nuk i kuptoj çështjet ushtarake dhe nuk e di se çfarë do të thotë në të vërtetë, por mendoj se Maqedonci me deklaraten e tij ka dashur të thotë se edhe Kosova po përgatitet për luftë nëse Serbia sulmon” – theksoi Spahiu

I pyetur për të komentuar se si do të përfshihej komuniteti serb në konceptin qe po perpilohet nga Ministria e Mbrojtjes e Kosoves, në të cilin duhet të përfshihen të gjithë qytetarët, Spahiu tha se për këtë flet më së miri përvoja e ish-Jugosllavisë.

“Nuk e di si e ka imagjinuar Maqedonci. Asnjë vend nuk mund të mbrohet, pra të jetë monolit, nëse të gjithë qytetarët e tij nuk ndihen të barabartë, nuk e duan vendin njëlloj dhe nuk trajtohen njësoj. Rasti i ish-Jugosllavisë e tregoi këtë. Kishte një nga ushtritë më të forta në Evropë, por u shkatërrua sepse disa qytetarë nuk ishin të kënaqur me të. Një ushtri e madhe dhe e fortë është e kotë kur qytetarët e saj nuk e duan atë vend” – potencoi profesori I njohur

 

Advertisement