Connect with us

Rajon

Kosova preku Hënën/ “Doni – s’doni, Pavarësia u pranua”

“Serbia de facto pranoi që Kosova është e pavarur dhe se gjatë zbatimit të marrëveshjes dhe kohës do të zyrtarizohet në një moment të caktuar me disa nënshkrime” – Kështu ka deklaruar drejtori i agjencisë së njohur të lajmeve “Beta”, Radomir Dikliç.

Presidenti i Serbisë para nisjes për në Bruksel ka thënë se Serbia nuk do të kapitullojë, por për Dikliç, kapitullimi ka ndodhur shumë kohë më parë.

“Kapitullimi ka ndodhur me Marrëveshjen e Kumanovës. Kemi një dokument që është bazë e mirë, me kusht që asnjë palë të mos tentojë ta mashtrojë me marifete të ndryshme si psh vonesa, duke krijuar një udhërrëfyes që është si rruga për në Hënë”, ka thënë drejtori i “Beta-s”.

Duke folur se kush fitoi në gjithë këtë çështje, ai tha se nuk ka fitues dhe se për këtë më së miri ka folur Josep Borrell –  “Kjo nuk diskutohet. Është e gozhduar. Kështu është, – pretendon Dikliç.

Ai gjithashtu u shpreh se pranimi i propozimit evropian është pranim faktik se Kosova është e pavarur dhe më vonë do të zyrtarizohet me ndonjë dokument ndërkombëtar.

“Askush nuk do të jetë 100 për qind i kënaqur. Disi Kurti mund të jetë pak më i kënaqur. Presidenti Vucic tha se janë në pritje të aneksit me udhërrëfyesin. Udhërrëfyes do të thotë që kur shkruani në GPS ku doni të shkoni, do të shihni se ku po shkoni. Dhe shkohet në atë që një ditë kjo të përkthehet në një kontratë zyrtare, një dokument ndërkombëtar”, shpjegoi Dikliç.

 

Advertisement