Kosova
Kosova sakrifikohet nga Orban për të mbajtur afër Serbinë
Alejandro Esteso Perez, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, duke komentuar rreth politikës së jashtme hungareze, konsideroi se pavarësisht marrëdhënieve realitivisht të mira midis Kosovës dhe Hungarisë, kjo e fundit pritet të anojë nga Serbia në të ardhmen, duke rrezikuar interesat e shtetit të Kosovës.
Edhe pse Hungaria e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk ofron të njëjtin nivel të mbështetjes politike sikurse vendet e tjera që e njohin shtetin e vogël ballkanik. E përveç pesëshes evropiane – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro – që refuzojnë ta njohin Kosovës, shteti hungarez nën kryeministrin Viktor Orban mban qëndrim të ashpër ndaj vendit.
Në kohën kur Kosova angazhohet në dy procese paralele për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE) dhe Këshillin e Evropës (KiE), duke patur parasysh deklaraten zyrtare se shteti hungarez pret qe Kosova duhet të rregullojë marrëdhëniet me Serbinë përpara integrimeve evropiane, tani duhet të merret parasysh mundësia që Hungaria të ketë një qëndrim konsistent dhe të votojë në mënyrë të përsëritur kundër Kosovës.
“E ndërsa raportet midis Hungarisë dhe Serbisë – lidhja më e fortë – do të lulëzojnë në një sferë ndërkombëtare të autoritarizmit në rritje, shteti i Kosovës – lidhja më e dobët – është i detyruar të luftojë për më shumë mbështetje nga demokracitë e BE-së” – potencoi Perez, i cili shtoi se nëse demokracitë e BE-së nuk rritin ambiciet, do të konsolidohet iliberalizmi.
Nga 1 korriku 2024, hungarezët do ta marrin presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për një periudhë gjashtëmujore. Duke pasur parasysh trashëgiminë kontraverse të Orbanit në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shumë liderë të BE-së shprehen të shqetësuar për presidencën e Hungarisë që pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor 2024.