Connect with us

Kosova

Kosova s’e ka luksin të hyjë në ciklin e qeverive të dobëta dhe afatshkurtra

Analisti Mentor Nazarko duke komentuar përpjekjet që po bëhen për formimin e institucioneve, tha se Kosova nuk e ka luksin të hyjë në nje cikël me qeveri të dobëta apo qeveri afatshkurta, pasi sipas tij, “Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, për shkak  të luftës në Ukrainë, për shkak të ndryshimit të administratës në SHBA, dhe përballë Serbisë agresore, vendit I duhet një qeveri sa më e përbashkuar dhe me bazë të gjerë”.

Duke folur raportet e Qeverisë Kurti me Perëndimin, Nazarko tha se po të kishte marrëdhënie të mira qeveria e Kosovës me NATO-n, me SHBA-në, me BE-në me KFOR-in, Banjska nuk do të kishte ndodhur.

“Të gjitha incidentet që kanë ndodhur në veri kane qene pasojë  e prishjes së raporteve te Kosovës me Perëndimin. Serbia e pa që Kosova u dobësua për shkak të prishjes së marrëdhënieve me Perëndimin dhe ndërtoi një incident që do ishte provë nëse mund të shtyhej më përpara me tensione me te rende, qofte edhe me nderhyrje ushtarake” – theksoi analisti Nazarko

Advertisement