Connect with us

Kosova

Kosova si monedhë për pazaret e Vuçiç dhe gjunjëzimi në fushën me grurë

“Që nga momenti kur presidenti serb dhe kryeministri I Kosoves e pranuan planin franko-gjerman, do ishte me vend që ata ne Perendim ta quanin ‘plani Kurti-Vucic” – keshtu tha Zdravko Ponosh, deputet dhe kryetar i partisë Serbia Center.

Duke komentuar mundësinë që liderët evropianë si Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron të jenë të kënaqur me mënyrën se si Aleksandar Vuçic eshte sjelle gjate muajve te fundit në lidhje me zbatimin e planit, i cili u pranua verbalisht në 27 shkurt 2023, Ponosh theksoi: – “Vuçic pak a shumë i ka kryer obligimet e tij sipas marreveshjes. Ai po e respekton planin të cilin nuk e pranon publikisht, për dallim nga Kurti që e pranon por nuk e respekton. Kurti po e poshtëron Vuçiqin duke i kërkuar ta nënshkruajë planin franko-gjerman”. Sipas tij kryeministri I Kosoves përditë po e ndryshon situatën në terren, duke i shtyrë gjërat drejt absurdit, ndersa lojtaret e huaj i pranojnë në heshtje levizjet e tij.

“Pas debaklit me Banjskën, Vuçic u detyrua të gjunjëzohej në miser, edhe pse i kreu të gjitha detyrat para afatit. Që atëherë, Kosova nuk është më një monedhë e përdorshme për pazare me perëndimorët për gjendjen e demokracisë në Serbi. Ai e shpenzoi atë monedhë, dhe ata nuk janë të interesuar për atë temë si dikur. Vuçic ia doli rrugës, së pari bleu favore me dërgesat e municioneve te artilerise në Ukrainë. Megjithatë, më së shumti ai po kreditohet në llogarinë e tij me amerikanët. Me evropianët, jo aq shumë” – theksoi Ponosh, duke shtuar se ai tani ka gjetur një monedhë më të mirë per evropianët, litiumin dhe avionet Rafale.

“Edhe për ata edhe për të, litiumi tani është zemra e Serbisë. Nuk është më Kosova. Pa dyshim, litiumi nuk do kaloje aq lehte ne Serbi sa ai ka shpresuar. Tani përfitimi i vetëm për të është se me çështjen e litiumit ai maskoi për një kohë atë që bëri me Kosovën. Për Scholz-in, litiumi është shumë i rëndësishëm për industrinë e dështuar gjermane të automobilave dhe pasojat e goditjeve energjetike që Gjermania paguan për realizimin e interesave amerikane në Ukrainë” – theksoi Zdravko Ponosh.

Advertisement