Connect with us

Kosova

Kosova të jetë gati për më të keqen/ Ja çfarë ka paralajmëruar profesori amerikan

Alon Ben-Meir, profesor amerikan dhe ekspert i politikës ballkanike, në një artikull autorial ka thënë se rikthimi i Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund t’i japë sinjal presidentit nacionalist të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të udhëheqë një politikë më të ashpër ndaj Kosovës.

“Pritshmëritë janë që ai të vazhdojë qasjen transaksionale në politikën e jashtme në përgjithësi, duke përfshirë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërjmet Kosovës dhe Serbisë” – ka shkruar Ben-Meir, duke sugjeruar Qeverinë e Kosovës të mbetet vigjilente dhe të jetë e përgatitur për çdo ndryshim në politikën e jashtme.

“Trumpi mund të ushtrojë më shumë presion mbi Kosovën për të pranuar, për shembull, të veprojë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në këmbim të ndalimit të fushatës së Serbisë për të bindur shtetet të tërheqin njohjen e Kosovës dhe për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare” – theksoi profesori amerikan

Ben-Meir ka shtuar se presidenti Trump mund të jetë më i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke marrë parasysh historikun e marrëdhënieve Kosovë-SHBA gjatë mandatit të parë të tij. Gjithashtu, ai pret që gjatë mandatit të dytë të Trumpit të ringjallet ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

“Për këtë arsye, është thelbësore që Kosova të mbetet vigjilente dhe të jetë e përgatitur për çdo ndryshim në politikën e jashtme të SHBA-ve. Dhe duke pasur parasysh tendencën e Trumpit për të admiruar liderët e fortë, s’do të ishte befasi nëse ai do të kërkojë të afrohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban për çështjet rajonale”.

Advertisement