Connect with us

Kosova

Kosova ulet në OKB të enjten/ Seanca do jetë e hapur

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka njoftuar se Guajana, si kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vendosur që seanca për Kosovën, e planifikuar për të enjten, të jetë e hapur.

Daçiç u shpreh se pas bisedës që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Guajanës, ka mësuar se përfaqësuesi I shtetit të vogël ka udhëzuar kreun e misionit që me vendim të kryetarit të caktojë një takim në format të hapur, pa votë.

“Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por sipas informacioneve që kemi, Guajana ka vendosur me vendim të kryetarit që seanca të jetë e hapur, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht në faqen e Këshillit të Sigurimit, por kemi marrë informacion nga Ministri i Punëve të Jashtme të Guajanës dhe burime diplomatike se anëtarët e Këshillit të Sigurimit morën parasysh vendimin e Guajanës për të caktuar një seancë të hapur”, tha Dacic

“Është shumë e rëndësishme që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të flasë në një seancë të hapur dhe fjalimi i tij të jetë i dukshëm, që të gjitha arsyet dhe argumentet përse kërkuam seancë urgjente të dëgjohen nga të gjithë. Na vjen keq për shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjithçka që po ndodh me popullin serb, terrorin ndaj të cilit ata ekspozohen, përpjekjen për të ndaluar dinarin etj”, shpjegoi ministri i jashtem serb

Ai vuri në dukje gjithashtu se në dy ditët e fundit ka pasur lojëra intensive prapaskenash dhe presione brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së që presidenca e këtij organi, që është Guajana, të caktojë praktikisht një seancë të mbyllur.

“Vendet perëndimore dhe vendet e BE-së kërkuan që seanca të mbyllet për arsye që i dinë vetëm ata. Për ne kjo ishte një luftë shumë e vështirë”, deklaroi Dacic

Ai kujtoi se seancat e Këshillit të Sigurimit mund të jenë të mbyllura dhe të hapura, dhe ekziston edhe një variant i tretë i ndërmjetëm, i quajtur “sesion privat”, nga i cili mund të publikohet një deklaratë.

Kërkesa për caktimin e seancës me dyer të mbyllura, siç shtoi ai, është arsyetuar nga shtetet që e kanë kërkuar me faktin se ka ndodhur edhe më parë në raport me Kosovën.

“Është shumë e rëndësishme që të pranohet se do të mbahet seanca të enjten. Mund të ndodhë që votimi të mos zhvillohet,” theksoi Dacic duke shtuar se presidenti Vuçiç do të jetë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 

 

 

Advertisement