Kosova
Kosova zgjidhet brenda natës/ Profesori amerikan tregon rrugën
Profesori i studimeve të avancuara në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph, ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe u shpreh se njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e Serbisë së Madhe. “Një kujtesë se e ardhmja e Bosnjës e Hercegovinës nuk varet nga rastet gjyqësore të cilat Beogradi do t’i sfidojë me ose me Dodik, por nga Kosova. Shikoni izolimin kronik të Kosovës nga Vuçiq, Bërnabiq, Daçiq. Ata e dinë se njohja ndërkombëtare e Kosovës shënon fundin e Serbisë së Madhe, duke i hapur rrugën reformës kushtetuese në Bosnje Hercegovinë. Kjo është arsyeja pse njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit. E gjithë kjo është përcaktuar në “Raportin tonë të krizës ndaj konvergjencës” të janarit 2022″, ka shkruar ai në ‘Facebook’. Edhe më herët, Joseph ka folur në lidhje me Propozimin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke e ofruar pikëpamjen e tij se si mund të zgjidhej problem, sic u shpreh ai, “brenda natës”. Sipas tij, çështja në fakt është fare fare e thjeshtë, dhe sipas tij bëhet duke I bashkuar dy vendet në NATO dhe Putini nuk do ta ketë më Serbinë si partnere për ta destabilizuar Kosovën. “Mund ta zgjidhim problemin e Kosovës brenda natës. Vendet mosnjohëse të Kosovës janë të frikësuara. Por, kush po i nxit separatistët në Katalonj, ta zëmë? Është Rusia që po e bën këtë gjë.” – argumentoi profesori amerikan, I cili në elaborimin e tij fare të thjeshtë, profesori amerikan u mor edhe me Propozimin Evropian, duke e quajtur një propozim me themele të plasaritura. “I respektoj përpjekjet që BE-ja me ShBA-në po bëjnë. Askush nuk ka bërë diçka të gabuar. Por, fakti mbetet se i gjithë projekti, plani franko-gjerman, është i bazuar në themele të shtrembra për shkak të plasaritjeve brenda BE-së dhe NATO-s. Fakt është që ka katër/pesë shtete qe nuk e njohin Kosovën, dhe ky është problemi.” – tha ish-zëvendës-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë.