Kosova
Kosovë/ Fillon sfida në Veri…Legalitet dhe Legjitimitet
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashic, ka thënë se është i kënaqur që zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit kaluan pa incidente.
Në një prononcim për media, ai tha këto zgjedhje janë legale, ndërkohë që theksoi se procesi ka kaluar pa incidente.
“Ndoshta mund të thoni se nuk ka legjitimitet, por ka legalitet. Legaliteti në këtë rast është arritur, e legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë”, tha Rashiç
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Leposaviq ka fituar kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, me 100 vota.
Në Zubin Potok fituesi është nga Partia Demokratike e Kosovës më 196 vota.
Në Zveçan, nga Partia Demokratike e Kosovës më 114 vota kurse në Mitrovicë të Veriut fituesi është nga Lëvizja Vetëvendosje me 519 vota.