Connect with us

Kosova

‘Kosovë, mbështetu te Gjermania’/ Letra për Osmanin: Dialogu me Serbinë sfidë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë, nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Ai tha se dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE mbetet një sfidë thelbësore për vendin për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Të jeni të sigurt se keni mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës”, thuhet në letrën e urimit

Presidenti gjerman gjithashtu ka përmendur angazhimin e Kosovës për vlera evropiane dhe në këtë kontekst ka vlerësuar partneritetin në raport me luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

“Qëllim ynë mbetet integrimi i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Gjermania e mbështet perspektivën evropiane të Kosovës”, ka theksuar në letër presidenti Steinmeier.

Advertisement