Kosova
Kosovë/ Sveçla: BE të jetë më e prerë me Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se Kosova e mirëpret angazhimin e aleatëve dhe propozimin franko-gjerman, por njohja reciproke është kërkesa themelore e Qeverisë Kurti.
“Ka iniciativa të ndryshme. Unë besoj se çdo iniciativë e aleatëve tanë, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë, është e mirëseardhur, gjithmonë duke pasur parasysh atë që për ne kërkesa themelore është njohja reciproke.
“Kosova në Kombet e Bashkuara, duke marrë njohjen e Serbisë dhe ndërtimin e raporteve fqinjësore” – Sipas Xhelal Sveçlës, këto janë elementet e modelit të duhur për fillimin e ndërtimit të raporteve fqinjësore me Serbinë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, u shpreh gjithashtu se është koha që Europa të jetë me e prerë me Serbinë.
“Ne e mirëpresim rolin edhe të BE-së, edhe SHBA-së. Kemi pasur vazhdimisht ndihmesë nga ta. Por, po ashtu, jam i bindur se është koha që Evropa të jetë më e prerë në raport me Serbinë dhe me rajonin në përgjithësi”, tha Sveçla
Sveçla, beson se deri në fund të tetorit, nuk do të ketë më targa ilegale dhe se nuk pret eskalim të situatës, por tha se mund të ketë ndonjë rezistencë aty-këtu.
“Në raport me targave, në fund të këtij muaji, unë besoj se do të kemi një situatë ku nuk do të kemi më targa ilegale” – tha Ministri

