Connect with us

Kosova

Kosovë/ Përplasje për barrikadat

Deputeti Vetëvendosjes, Luan Aliu tha se edhe 23 vitesh Serbia ende po kërcënon me luftë dhe me rikthim të forcave ushtarake që gjatë viteve ’90 kryen gjenocid në Kosovë.

“Qytetarët nga komuniteti serb në veri të vendit, janë qytetarët tanë dhe duhet të distancohen nga bandat kriminale dhe nga regjimi i Vuçiçit i cili po i manipulon dhe po kërkon luftë. Ne asnjëherë nuk do të tërhiqemi nga zotimi ynë për të garantuar mbrojtjen qytetarëve tanë pa dallim feje, etnije, moshe “-tha Aliu.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se Kosova nuk pati këtë vit asnjë njohje duke e quajtur këtë dështim të politikës së jashtme.

“Gjatë vitit 2022 Republika e Kosovës nuk ka pasur asnjë njohje të re. Pse s’ka rezultat në dialog, pse ka degradim të demokracisë e shumë pse të tjera, për të cilat nuk kemi përgjigjie”-u shpreh Hoxha.

Deputet i LDK-së Anton Quni tha se situata aktuale ne veri i shërben Serbisë e Rusisë e më së paku Kosovës.

“Kryeministër, nuk bahet të forcohet miqësia me kushte, je mik ose nuk je mik! Kryeministër mund të ndihesh i pushtetshëm me opozitën, mund të vazhdosh kështu me mospërfillje e cinizëm”-tha Quni.

Rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të paralizuara për gati afër dy javë si rezultat i barrikadave që janë vendosur nga serbët lokalë. Policia e Kosovës që po kujdeset për sigurinë dhe rendin në atë pjesë kohë pas kohe po asistohet nga KFOR-i dhe EULEX-i.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se kusht për heqjen e tyre është formimi i Asociacionit. Ish -kryetari i Listës Srpska Aleksandar Jabllanoviç thotë se në atë pjesë po zgjerohen dhe riparohen rrugët e vjetra që sipas tij tregon se barrikadat nuk hiqen shpejt.

Advertisement