Kosova
Kosovë/ Rrëmbehen 4 persona, dërgohen në Serbi
Katër persona të komunitetit serb janë rrëmbyer në dy ditët e fundit në veri të Kosovës. Sipas mediave të Kosovës dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë agjentë sekretë të Serbisë.
Bëhet me dije se personat e rrëmbyer janë D. N. , V. I., B. P. , dhe D. S, të cilët pas rrëmbimit janë dërguar menjëherë në Serbi. Të rrëmbyerit janë dhunuar fizikisht për shkak se kanë refuzuar të hyjnë në automjetin e rrëmbyesve. Ndërsa bëhet me dije se mes tyre është rrëmbyer edhe një ish polic i Kosovës.
“D.S. është rrëmbyer në fshatin Soqanicë të Zvecanit të shtunën mbrëma. Fillimisht është rrahur nga katër të maskuar, meqë viktima ka refuzuar të hyjë në automjetin e tyre, dhe pastaj është dërguar në Serbi përmes rrugëve ilegale. Të njëjtën natë është futur me forcë në xhipin e zi pa targa edhe viktima me inicialet B. P. Ngjarja me këtë të fundit ka ndodhur në Leposaviq. Ndërkaq, të dielën gjatë natës po ashtu në Leposaviç, janë rrëmbyer D. N., ish polic i Kosovës, si dhe V. I. , afarist”, kanë thënë burimet për mediat e Kosovës.