Kosova
Kosovë-Serbi/ Asociacioni që fshihet në pikën 5
Në faqen zyrtare të BE-se është publikuar edhe dokumenti i Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë, ku në pikën e parë theksohet se Aneksi është pjesë përbërëse e Marrëveshjes.
Në pikën dy thuhet se “Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha nenet dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”.
Në pikën tre bëhet me dije se Kosova dhe Serbia janë në dijeni “se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit do të bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE” kurse nė pikën katër tregohet se ” Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur”
Mëtej, në pikën pesë flitet për Nenin 7 që obligon Kosovën të fillojë negociatat me BE-në për çështjen e vetë-menaxhimit për komunitetin serb në përputhje me marrëveshjet e mëparshme të Dialogut për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut.
Dhe pas ‘shkopit’ duket se vjen karota.
“Për të zbatuar nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditëve për të krijuar një paketë investimi dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë por asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht”
Gjithashtu në dokumatn thuhate që Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, ky Aneks ose Marrëveshjet e Dialogut në të kaluarën, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative mbi to.