Connect with us

Kosova

Kosovë-Serbi/ Ka takim, s’ka takim në Ohër

Deputetë nga PDK –ja në Kosovë janë shprehur se nuk janë të sigurt nëse do të mbahet takimi i 18 marsit në Ohër, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq. Sipas tyre, nëse po, Kurti dhe Vuçiç do të diskutojnë rreth marrëveshjes që janë pajtuar në parim në Bruksel, por për të fakt, reagimi i LDK do vazhdojë  të jetë i ashpër

Sipas tyre, ky reagim vjen kryesisht prej nenit 4 te marreveshjes, çështja e mos-pranimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ata shprehen se janë skeptik nëse do të arrihet marrëveshja me njohjen reciproke në qendër, dhe sipas tyre, çdo marrëveshje tjetër është dështim.

Edhe deputeti i kësaj partie, Ferat Shala kritikoi Kurtin për mos-transparencë në lidhje me takimet e fundit me presidentin serb, Vuçiq.Shala në një prononcim për GazetaBlic tha se, Qeveria Kurti tjetër gjë premtoi dhe sipas tij ndryshe veproi.

Advertisement