Connect with us

Rajon

Kosovë-Serbi/ Kali i Trojës në Ohër

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranoi Marrëveshjen Evropiane për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe më pas Aneksin e saj në Ohër. Edhe pse kjo interpretohet nga opinioni si një njohje joformale e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe ende nuk po deklarohet. E vetmja gjë që dihet është se të premten janë kryer lutjet. Dhe kjo është e gjitha.

Siç shkruan portali serb “Nova”, Vucic ka theksuar vazhdimisht se është duke u konsultuar me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pas një takimi në nëntor 2022 me Patriarkun Porfirije, ku tema e bisedimeve ishte Kosova, të cilën Kisha Ortodokse e konsideron si pjesë të patjetërsueshme të Serbisë, presidenti serb deklaroi se ata janë të vendosur që “të mbrojnë fuqishëm dhe bashkërisht interesat vitale, kombëtare dhe shtetërore”.

Më pas, në muajin dhjetor, patriarku Porfirije deshi të vizitonte Kosovën, por Prishtina ia ndaloi vizitën derisa ai të dënonte vendosjen e barrikadave në veri. Pas nderhyrjes së ministrit të ri në qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiq, ne muajin janar patriarkut iu vizita, por ai nuk shkoi në Kosovë.

Më 20 janar, Patriarku dhe kryepeshkopët shprehën besimin se “Vucic nuk mund të pajtohet me asnjë kusht që synon vendosjen e pavarësisë së Kosovës”.

Më tej pasuan negociatat e BE-së për Propozimin Evropian për marrëveshje, të cilin të dyja palët e pranuan fillimisht në Bruksel dhe më pas në Ohër. Kisha nga ana e saj nuk u deklaruar dhe cfare po ndodh brenda saj është një pikëpyetje e madhe.

Me te drejte lind pyetja: çfarë do të ndodhë me pronat e Kishës dhe cili do jete fati i më shumë se 1300 manastireve, kishave dhe objekteve të tjera të kultit ortodoks.

 

Advertisement