Connect with us

Kosova

Kosovë – Serbi/ Konflikti në frigorifer

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar takimin në Ohër dhe rezultatet që prodhoi. Sipas tij, në më pak se tri javë, Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta, se nuk do të pranonte.

Krasniqi ka shtuar se prej tani brenga mbetet Kosova, qytetarët dhe brezat e ardhshëm, të cilët sipas tij, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron vendi, do trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë, gjë që sipas tij, është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit .

“Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë” –  ka shkruar Memli Krasniqi.

Advertisement