Kosova
Kosovë-Serbi/ Mbyllet Kutia e Pandorës, Perëndimi ngushton hapësirat
Nëse lufta në Izrael do t’i përshpejtojë apo ngadalësojë proceset që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemit të Kosovës, është një pyetje që është ngritur që kur të shtënat kanë filluar sërish në Lindjen e Mesme. Analistët vlerësojnë se është në interesin e Perëndimit që të paktën të zgjidhet kriza në Ballkanin Perëndimor sa më shpejt që të jetë e mundur, megjithëse besojnë se BE-ja dhe SHBA-ja do të punojnë shpejt për këtë pavarësisht nga lufta në Izrael, pasi viti i ardhshëm është vitin e tyre zgjedhor. Sic edhe shkruan ‘Blic’, sëbashku me luftën në Ukrainë, bota është tronditur nga një tjetër krizë prej gati dy javësh, ajo në Lindjen e Mesme. Po t’i shtosh kësaj tensionet në Afrikën Sub-Sahariane dhe në Ballkanin Perëndimor, është e qartë se planeti ka shumë pika të nxehta që kërcënojnë të përshkallëzohen më tej dhe të krijojnë një “zjarr global”. Në një situatë të tillë, kur fokusi i Perëndimit është kryesisht në Lindjen e Mesme, ende nuk është e sigurt se si lufta në Izrael do të ndikojë në zonat e tjera të krizës, përfshirë çështjen e Kosovës. Ardhja e pesë diplomatëve të mëdhenj perëndimorë në Beograd dhe Prishtinë të shtunën paralajmëron një përpjekje të re të Perëndimit për të sjellë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve. Gjithashtu, kjo tregon se BE-ja dhe SHBA-ja janë jashtëzakonisht të interesuara për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës pas ngjarjeve tragjike në Banjkë dhe përfundimisht përparimin në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Diplomati Zoran Milivojevic vlerëson se janë tri arsye pse lufta në Izrael dhe ngjarjet aktuale në botë, mbi të gjitha mund ta shqetësojnë Serbinë. “Nëse gjithçka që ndodh në Lindjen e Mesme përshkallëzohet sipas parimit të rrathëve koncentrikë, kjo mund të ndikojë në historinë e tensioneve Kosovë-Serbi. Problemi është se fuqitë e mëdha janë të përfshira në çdo gjë, e cila pengohet të jetë racionale dhe mund të çojë në nxitjen e elementeve të ndryshme të krizës. Së dyti, konflikti në Izrael tregon se “konfliktet e ngrira janë shumë të rrezikshme. Ne kemi pasur një përshkallëzim në veri të Kosovës, sidomos pas ngjarjeve në Banjskë, dhe Prishtina ende ka një qasje maksimaliste. E gjithë kjo është një paralajmërim i madh. Së treti, është edhe në interes të Perëndimit që kriza në Kosovë të zgjidhet sa më shpejt për shkak të luftës në Izrael” – Theksoi Milivojeviç. Sipas siplomatit, “Perëndimi dëshiron që çështja e Kosovës të mos hapet derisa të zgjidhen shumë çështje më të rëndësishme për ta. Sa e rëndësishme është për BE-në u pa edhe në Tiranë, ku presioni i madh drejtohet, mbi të gjitha, drejt kthimit në dialogu. Kjo është ajo që kërkohet urgjentisht dhe për marrëveshjen e platformës së Ohrit. As edhe aq rëndësi nuk i kushtohet ngjarjeve në Banjskë apo sanksioneve kundër Rusisë. Presioni po rritet dhe kjo do të shihet tashmë teksa te shtunën “5 të mëdhenjtë” do ngushtojnë hapësira për manovrim”